Telegrafi

Saab shkurton 500 vende pune

Afarizmi i Saab-it u përshkua me humbje në çerekun e tretë të këtij viti. Rezultati pa tatim ishte 178 milion kruna. Periudha e njejtë nga viti i kaluar shënonte një fitim prej 317 milion kruna.

Shitja e prodhimeve të Saab-it ka rënë me pesë përqind kurse porositë ranë me 21 përqind. Parashikimet për këtë vit vlerësohen si ”vazhdim i pasigurtë” megjithëse Saab vazhdon të mbetet këmbëngulës në rritjen e shitjes me tre deri katër përqind.

Planifikohet që reduktimi i të punësuarve të ndodhë në saje të largimeve të natyrshme.
Ndryshe, kompania suedeze Saab është një prej markave automobilistike të cilat më vështirë janë goditur me rënien e shitjes së automobilave në Evropë, e cila në shtator të këtij viti ishte për 31,5 për qind më e vogël në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.