Telegrafi

Sa zbatohet Protokolli B ekologjik në Tetovë?

Komuna e Tetovës ende nuk ka të dhëna të sakta për gjendjen me firmat e vogla që janë të obliguara që t’zbatojnë protokollet ekologjike që do të ndihmonin në uljen e ndotjes së ajrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto kompani duhet që të kenë lejen e integruar ekologjike B. Ky obligim ka hyrë në fuqi që në vitin 2006, ndërkaq në 2014, komuna ka deklaruar për Radio Evropa e Lirë se është duke u përgatitur për dhënien e lejeve të këtilla për firmat e vogla.

Dy vite më vonë, komuna nuk ka ende të dhëna të sakta për gjendjen e firmave të vogla. Kryetarja e komunës, Teuta Arifi deklaron se po bëhet inspektim i atyre firmave që tashmë e kanë lejen B.

Arianit Xhaferi nga EkoGuerrilla thotë se edhe në rastin e kategorisë B të firmave, komuna është joefikase në ballafaqimin me problemi më të madh./Telegrafi/