Site icon Telegrafi

Sa vlen prona e familjes mbretërore britanike dhe sa zotëronte vetëm mbretëresha Elizabeth II?

Si rregull, testamentet e anëtarëve të familjes mbretërore britanike janë sekrete, megjithëse në Britani të Madhe është praktikë që testamentet të bëhen publike.

Me urdhër të gjykatës, ato mund të bëhen sekrete, gjë që është e zakonshme në rastet e anëtarëve të familjes mbretërore Windsor.

“Vulosja” e testamenteve i lejoi Windsors të shmangnin publikun të shihte se çfarë pasurie, të paluajtshme dhe të luajtshme, kishin mbretërit dhe si u shpërndaheshin më pas të afërmve, miqve ose stafit.

Duke përdorur regjistrat publikë dhe dosjet e deklasifikuara të qeverisë, theguardian ishte në gjendje të llogariste madhësinë e pasurisë së lënë nga anëtarët e familjes në testamentet e tyre, transmeton Telegrafi.

Sipas llogaritjeve të tyre, breza të tërë anëtarësh të familjes mbretërore britanike kanë lënë në testamentet e tyre pasuri me vlerë 187 milionë funte (215 milionë euro).

Në krye të listës është Duka i Fife, i cili u martua me Princeshën Louise, vajzën e mbretit Eduard VII. Kur duka vdiq në vitin 1912, ai la pas një pasuri që tani vlen 79 milionë funte (90 milionë euro).

Nëntë testamente të tjera përmbajnë asete me vlerë midis 5 dhe 11,7 milionë funte, kur përkthehen në shifrat e sotme. Midis tyre është edhe Princesha Margaret, motra e Mbretëreshës, e cila la një pasuri prej 7.7 milionë funtesh (11.5 milionë funte me çmimet e sotme) kur vdiq në vitin 2002.

Në vitin 2020, të ardhurat nga pronat e familjes mbretërore britanike ishin më shumë se 475 milionë dollarë (euro).

Prej tyre, 120 milionë dollar (euro) shkuan për familjen mbretërore, e cila pagoi shpenzimet e tyre zyrtare, të cilat përfshijnë udhëtimin, pagat e stafit, sigurimet e të ngjashme. /Telegrafi/

Exit mobile version