Site icon Telegrafi

‘Sa më i vjetër, aq më i mirë’ – Festa e veçantë e Milanit për ditëlindjen e Ibras me një tortë të madhe dhe shishe vere 40 vjeçare

(Foto: Twitter/AC Milan)

Sot (3 tetor), Zlatan Ibrahimovic i ka mbushur 40 vjet, ndërsa Milani e ka festuar me një tortë të madhe, një shishe verë të moshës së tij, të shoqëruar me një video-mesazh nga Usain Bolt.

Sulmuesi veteran i fryu qirinjtë në Milanello që ka qenë shtëpia e tij në dy raste gjatë karrierës si futbollist.

Aktualisht, ai nuk po luan për shkak të lëndimit, ndërsa ishte protagonisti i ndejës me një torte gjigante që shkruante “Gjithmonë IZ” me një imazh të fytyrës së tij.

“I dashur Zlatan, dikur na ke thënë se je sikur vera e kuqe. Për të festuar ditëlindjen tënde, ta dhurojmë këtë shishe”.

“Është mbushur kur ti ke lindur. Njësoj si ti, sa më shumë vite kalojnë, aq më e mirë bëhet”.

“Urime ditëlindjen, Zlatan”, shkruante në kartolinën dedikuar futbollistit të mirënjohur. /Telegrafi/

Exit mobile version