Telegrafi

Sa vjeçe është kjo femër? (Foto)

Nëna e dy fëmijëve, tashmë të rritur, ka harxhuar mijëra euro që të duket edhe njëherë e re, si dhe të ketë një trup të bukur për sezonin e plazhit.

Sipas “Daily Mail”, Bee Cameron nga Liverpool i është nënshtruar një sërë operacioneve plastike për t’u ndjerë sërish e dëshirueshme, duke mos marrë parasysh kostot ekonomike.

Si pasojë, 52-vjeçarja i është nënshtruar 3 operacioneve në gjoks për të arritur formën dhe madhësinë e dëshiruar të tyre. Edhe pse ajo duket se ja ka arritur qëllimit të saj, mesogruaja që mban të njëjtin mbiemër me kryeministrin anglez premton se nuk do të ndalet këtu.

Bee është shprehur se edhe kur të jetë 90 vjeçe do t’u nënshtrohet operacioneve plastike. “Dikur ishte që do të bënit fëmijë e do të plakëshit. Tani mund ta kthejmë kohën pas, dhe mua operacionet më pëlqejnë. Kjo mund të mos iu pëlqejë të gjithëve, por nuk ka problem”, ka shtuar ajo.