Telegrafi

Sa do t’i kushtojë Unitedit shkarkimi i Solskjaerit

Manchester United do të detyrohet t’i paguajë një shumë të madhe Ole Gunnar Solskjaerit pas shkarkimit të bërë.

Skuadra e drejtuar nga norvegjezi pësoi një tjetër disfatë të turpshme në ligë, duke humbur 4-1 ndaj Watfordit të shtunën.

Humbja në Vicarage Road i lë Djajtë e Kuq në vendin e shtatë, me 12 pikë larg liderit të ligës, Chelsea.

Lexo po ashtu Pesë arsyet që çuan në shkarkimin e Solskjaerit nga Unitedi

Norvegjezi tashmë ishte në qendër të kritikave, sidomos pas humbjes ndaj Liverpoolit 5-0 në shtëpi dhe Manchester City, po ashtu si vendas.

Por, shkarkimi i tij do të ketë një çmim të lartë, me The Sun që pretendon se klubi do t’i duhet të paguajë Solskjaer 7.5 milionë funte.

Lexo po ashtu Neville insiston se ishte gabim shkarkimi i Solskjaer nga United

Atij do t’i duhej t’i jepej një pagë e plotë një viti si pjesë e largimit nga klubi i Old Trafford.

Kjo do ta vendoste atë në vendin e pestë në listën e trajnerëve më të paguar në Ligën Premier.

Lexo po ashtu “A është sot dita e gënjeshtrave?” – Luis Enrique reagon ndaj lajmeve që e lidhin atë me Manchester Unitedin

Manchester United tani drejtohet përkohësisht nga Michael Carrick, derisa në emërimin e një trajneri të ri. /Telegrafi/