Site icon Telegrafi

Sa të vjetra i kemi gomat dhe sa shpejt guxojmë të vozisim me to

Me kalimin e kohës gomat vjetërsohen nga kushtet e rrugës  dhe për shkak të vozitjes. Gomat mund të qëndrojnë deri në 10 vite, por rekomandohet nga prodhuesit që të ndërrohen çdo 5 vite, ose në bazë të kilometrave që vozisim.

Sidoqoftë, a e dini datën se kur janë prodhuar gomat e veturës suaj? Duke marrë parasysh se në Kosovë është një dukuri mjaft e përhapur blerja e gomave të vjetra, është mirë që qytetarët ta dinë se në cilin vit janë prodhuar ato goma para se t’i blejnë. Në fotot e mëposhtme mund t’i shihni disa shembuj, ku një kod katër-shifror na tregon javën dhe vitin e prodhimit të asaj gome, shkruan Perkerre.

Të marrim shembull kodin 1707, ku numri 17 tregon që është prodhuar në javën e 17-të të vitit 07 (07 nënkupton vitin 2007).

Por, përveç që gomat ju mundësojnë ta dini vitin e prodhimit, ato në bazë të një shifre tjetër ju tregojnë edhe shpejtësinë maksimale me të cilën guxoni ta vozisni veturën tuaj. Nëse kalohet ajo shpejtësi e caktuar, timoni do të fillojë të dridhet, mund të ndodhë prishja e gomës dhe shumë dëme tjera.

Këto janë disa nga kodet e shpejtësisë së lejuar me goma të caktuara:

J – 100 km/h

K – 110 km/h

L – 120 km/h

M – 130 km/h

N-140 km/h

P- 150 km/h

Q-160 km/h

R – 170 km/h

S – 180 km/h

T – 190 km/h

U – 200 km/h

H- 210 km/h

V/Z – deri 240 km/h

W – 270 km/h

Exit mobile version