Karim Benzema më në fund ka adresuar të ardhmen e tij mes thashethemeve se ai mund të largohet nga Al Ittihad edhe pse u bashkua vetëm verën e kaluar.
Ish-sulmuesi i Real Madridit ka qenë i lidhur edhe me Manchester United, pasi Djajtë e Kuq kanë nevojë dëshpërimisht për një sulmues të dëshmuar.
Ata aktualisht kanë Rasmus Hojlund si opsion ndërsa Anthony Martial do t’i nënshtrohet një operacioni. Megjithatë, Benzema nuk duket shumë i etur për një rikthim në Evropë.
I pyetur për të ardhmen e tij në një intervistë për L’Equipe , francezi u përgjigj: “Është krejtësisht e rreme!”.
“Mediat franceze nuk dinë më çfarë të shpikin. Sa më të mëdha (pretendimet), aq më mirë”.
Nënshkrimi i Benzemas nuk ka gjasa t’i zgjidhë problemet e Manchester United gjithsesi, duke pasur parasysh numrin e emrave të mëdhenj që kanë pasur periudha dërrmuese deri më tani. /Telegrafi/