Site icon Telegrafi

Sa shumë mbështet Milani te Reafael Leao

Humbja zhgënjyese e Milanit ndaj Torinos ishte një shembull tjetër i mbështetjes së tepërt të tyre te Rafael Leao.

Kuqezinjtë luftuan për të shënuar në Torino në fundjavë, derisa ishin duke humbur 2-0 në pjesën e parë pas golave ​​të Koffi Djidji dhe Aleksey Miranchuk. Atyre iu dha një copëz shpresë në pjesën e dytë pas golit të minutës së 67-të të Junior Messias, por me gjithë përpjekjet e tyre nuk arritën të arrinin golin e barazimit, duke i lënë duarbosh në fund ta takimit.

Leao ishte i heshtur në ndeshje dhe u largua në pjesën e parë, duke u zëvendësuar nga Ante Rebic, dhe ishte dukshëm i frustruar me paraqitjen e tij. Edhe pse sulmuesi portugez nuk arriti të kontribuojë në një gol kundër Torinos, është e vështirë t’ia hedhësh fajin atij.

Milani ka një mbështetje të qartë te Leao, e parë kur shikon kontributet e tij për golat këtë sezon. Në ndeshjet që 23-vjeçari shënoi ose asistoi, Milani fitoi të gjitha, përveç një, vetëm duke barazuar me RB Salzburg. Në shtatë ndeshjet që Leao nuk shënoi, kuqezinjtë humbën tre dhe barazuan dy. Skuadra humbi edhe ndaj Napolit kur ai ishte i pezulluar.

Duke parë statistikat e Leaos, do të ishte gjithashtu e padrejtë ta quajmë atë jokonsistent këtë sezon. 23-vjeçari po shënon më shumë gola dhe asistime për 90 minuta këtë sezon (0.68) sesa ai sezonin e kaluar (0.60), ai ka më shumë goditje mesatarisht, 4.77 këtë vit në 3.36 sezonin e kaluar dhe ka prodhuar më shumë gjuajtje.

Kuqezinjtë kanë qartë një mungesë të një lojtari shpërthyes në front, e cila nuk u ndihmua nga mungesa e veteranit Zlatan Ibrahimovic dhe koha e rëndë e lojës që u imponua Olivier Giroudit, dhe Leao është shpesh figura vendimtare, diçka që ai nuk mund të pritet ta përsërisë javë pas jave. /Telegrafi/

Exit mobile version