Site icon Telegrafi

Sa më shumë e dua njerëzimin si një tërësi, aq më pak e dua njeriun në veçanti!

Thënie nga: Fyodor Dostoevsky
Përgatiti: Albert Vataj

• Një grua që dashuron, i adhuron madje dhe veset edhe poshtërsitë e njeriut të cilin e dashuron. As ai vetë nuk do t’i gjente dot ato justifikime që gjen ajo për poshtërsitë e tij. Kjo do të thotë shpirtmadhësi, është bash ajo që e merr në qafë femrën.

• Dhimbja dhe vuajtja janë gjithmonë të pashmangshme për një njeri inteligjent dhe me zemër të madhe. Burrat e vërtetë fisnikë, unë mendoj, e kanë pikëllimin më të mrekullueshëm mbi tokë.

• Çfarë është Ferri? Unë pohoj se kjo është vuajtja e të qenit të paaftë për të dashuruar.

• Njeriut i pëlqen vetëm t’i numërojë problemet, ai kurrë nuk e kalkulon lumturinë e tij.

• Sa më e errët është nata, aq më të ndritshme janë yjet. Sa më i thellë të jetë pikëllimi, aq më afër je pranë Zotit!

• Të shkuarit gabim në rrugën e vet, është më mirë se të shkuarit drejtë në rrugën e dikujt tjetër.

• Njerëzit flasin ndonjëherë rreth shtazarakes mizore të njeriut, por që është tmerrësisht e padrejtë dhe fyese për kafshët/Sasnjë kafshë nuk mund të jetë kurrë aq mizor sa një njeri, aq dinak…

• Unë e dua njerëzimin, tha ai, por e shoh për habi se sa më shumë e dua njerëzimin si një tërësi, aq më pak e dua njeriun në veçanti.

• Shpirti shërohet duke qenë me fëmijët.

• Mbërritja tek një qëllim është pikënisja për një tjetër.

• Në këtë botë nuk ka asgjë më të vështirë se sa të flasësh të vërtetën, ndërsa asgjë më të lehtë se sa të bësh lajka.

• Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh dhe përbuzës.

• Bukuria do ta shpëtojë botën

• Bëhu dielli dhe të gjithë do t’ju shohin.

• Më e zgjuara, mbi të gjitha, sipas mendimit tim, është njeriu i cili e quan veten një budalla të paktën një herë në muaj.

• Të duhet diçka më shumë sesa inteligjenca për të vepruar me zgjuarsi.

• Të duash është të vuash dhe nuk mund të ketë dashuri ndryshe.

• Mos ta harrojmë se shkaktarët e veprimeve njerëzore të pamatura janë zakonisht më komplekse e të ndryshme sesa shpjegimet tona të mëvonshme të tyre.

Exit mobile version