Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli tha se është ende herët të thuhet nëse kemi ulje të popullsisë në Shqipëri, pasi rezultatet e Censit ende nuk janë gati.
E ftuar në Euronews Albania ajo tha se ka qenë k0ohë e shkurtër për të bërë publike të dhënat e Censit, pasi duhet që fillimisht të kalohen të gjitha fazat e domosdoshme të procesit, para se të bëhet publikimi i këtyre të dhënave.
“Ne për të qenë korrekt me përdoruesit dhe me publikun gjykuam se është më e drejtë të nxjerrim një shifër cilësorë, të cilës të mos i kthehemi më pas për të diskutuar, apo për të analizuar në detaje këto faza, si banesat boshe, kontaktet, refuzimet.
Ndaj ky ishte gjykimi jonë në konsultim edhe me asistencës teknike, kjo në fakt në krahasim jo vetëm me Censin e kaluar të vitit 2011, por edhe në krahasim me Cense të tjera te realizuara në Evropë, është një periudhë e shkurtër koha në të cilën do të bëjmë publike zyrtarisht rezultatet e Censit.
Sepse është një data-bazë e madhe kërkon procese, profesionalizëm, saktësi dhe është shumë e rëndësishme që çdo fazë të ndiqet me shumë rigorozitet. Ndaj është më mirë të kemi një statistikë mbi rezultatet e Censit, e cila do të jetë e besueshme, cilësore dhe të mos i rikthehemi rishikimit”, tha Elsa Dhuli.