Site icon Telegrafi

Sa shpesh e ndërrojmë modelin e flokëve

Modeli i flokëve është një nga detajet që i kushtohet mjaft kujdes, por gjithsesi ka dallim të madh në mes mashkullit dhe femrës. Kështu meshkujt e ndërrojnë modelin e flokëve mesatarisht tri herë në periudhën prej 18 deri 35 vjet, sado që duket e pabesueshme kjo.

Më shumë se një e treta e meshkujve me qejf do të dukeshin si David Beckham, por vetëm dy për qind e tyre ndërrojnë modelin e flokëve aq shpesh sa ai.
Femrat, në anën tjetër; shkojnë në prerje të paktën dy herë në vit mesatarisht, derisa një e gjashta ndërron modelin e flokëve ose ngjyrën e flokut katër herë në vit.

Trendët janë shumë më të rëndësishëm për femrat sesa për meshkujt, prandaj nuk çudit që gati 45 për qind e tyre modelin e flokëve e bëjnë sipas shembullit të ndonjë personi të famshëm, ndërsa vetëm 12 për qind e meshkujve e bëjnë këtë gjë. Meshkujt si nxitje kryesore për ta ndryshuar modelin e flokëve theksojnë humbjen e flokëve ose dëshirën për ndryshim.

Femrat në numër më të madh, 42 për qind, ndryshojnë flokët për shkak të trendëve të rinj, një e treta për arsyen që flokët kanë ndryshuar formën fillestare, ndërsa një e katërta për shkak të dëshirës për ndryshim. /Telegrafi/
 

Exit mobile version