Deri më tani nuk keni qenë edhe aq të interesuar për treguesin e temperaturës – lëngut ftohës të motorit? Është një gabim i rëndë.
Në instrument tabelë ekziston një tregues që shumë shoferë e konsiderojnë jo edhe aq të rëndësishëm. Bëhet fjalë për indikatorin që tregon temperaturën aktuale të motorit, transmeton Telegrafi.
E mbani mend vlerën që e tregonte matësi i temperaturës, kur për herë të fundit e keni ngarë mjetin? Nuk ju kujtohet? Saktë… roli i tij është shumë i rëndësishëm.
Para se gjithash, bazuar në të dhënat e tij shoferi e di se kur mund ta përdor me kapacitet të plotë motorin, por më së miri është të pritet që motori të nxehet para se të filloni një vozitje paksa më të vrazhdë – duke rritur shpejtësinë.
Gjithashtu tregon nëse motori nxehet gjatë vozitjes – e nxehja mund të qojë deri te pëlcitja e “diktungut” të kokës së motorit madje edhe bllokut.
Zakonisht do të duhej të qëndron në rreth 90 gradë celsius. Disa prodhues e konsiderojnë temperaturën optimale në 90, e disa në 87 e 93. Informatat për këtë mund të gjenden në manualin për përdorimin e veturës.
Kontrollimi i treguesit është thelbësor për dy arsye, e para – shoferi duhet të shoh sesa shpejt motori arrin temperaturën normale të punës. E dyta, ju mundëson të shikoni nëse ekzistojnë disa prej vlerave normale. /Telegrafi/