Nëse brengoseni se nuk jeni duke bërë mjaftueshëm seks me partnerin, atëherë s’keni nevojë të frikësoheni më.
Një studim i fundit tregon se të kryerit vetëm një herë seks gjatë javës mjafton për përmirësimin e niveleve të lumturisë në një lidhje, transmeton Telegrafi.
Është e qartë se të kryerit më shumë seks nuk shkakton ndonjë dëm, por assesi nuk ndikon në ndryshimin e asaj se sa të lumtur ndjeheni.
Për këtë studim, të publikuar në Social Psychological and Personality Science, hulumtuesit e Universitetit të Torontos kanë analizuar të dhënat nga dy anketime me mbi 25,000 njerëz për të dalë me përfundimet e tyre. /Telegrafi/