Për shkak se shpenzojnë shumë kohë në ujë të ngrohët, ju mund të mendoni se lodrat e dushit të bebes nuk kanë edhe aq nevojë për pastrim.
Por faktikisht, myku dhe bakteret shumë shpejt mund të krijohen në lodra – prandaj këtu e keni mënyrën se si t’i mbani lodrat të pastra, transmeton Telegrafi.
Lodrat e dushit janë të përsosura për bakteret dhe mykun – ndërkaq lodrat që shtrydhen janë më të rrezikshme.
Uji që thithet nga lodrat i përmban të gjitha llojet e baktereve dhe nëse mbeten brenda, lodra fillon të mbushet baktere dhe të merr aromë të keqe.
Një studim i kryer nga ‘ABC’ ka ekzaminuar lodrat e ndryshme që i ka marrë nga prindërit dhe ka gjetur myk dhe baktere në 100% të atyre lodrave – ndërsa shumë prej tyre kishin pasur edhe mbetje fekale.
Duke marrë parasysh se bebet shumë shpesh i fusin lodrat në gojë, normalisht se kjo është gjë e keqe.
Prandaj, ekspertët rekomandojnë që t’i pastroni lodrat e fëmijëve dy herë në javë me shampon dhe ujë të ngrohët.
Gjithashtu vendosni edhe tri gota uthull në një legen me ujë të pastër, dhe futni lodrat aty për t’u siguruar që uji me uthull hyn brenda lodrave.
Lërini lodrat tërë natën, shkundni mirë, dhe pastaj zbrazeni uthullën dhe pastrojeni lodrën me ujë të pastër. /Telegrafi/