Site icon Telegrafi

Sa shpesh bëjnë çiftet që kanë lidhje të shëndetshme

Psikoterapistja dhe ekspertja e lidhjeve Rachel Sussman, shpjegon se sa shpesh është “normale” që çiftet në lidhje të lumtura të bëjnë seks.

Siç duket, nuk ka ndonjë përgjigje specifike për këtë pyetje, por thotë se çiftet e martuara që janë të lumtur mund të bëjnë seks disa herë brenda një jave.

Në foto: Rachel Sussman

Por, ka edhe çifte me dëshirë të ulët seksuale që përshtaten me njëri-tjetrin dhe ndihen të lumtur edhe nëse bëjnë seks një herë në javë apo një herë në muaj.

Sipas saj, kjo çështje shumë personale mes çiftit dhe ata duhet të bëjnë seks aq shumë ose aq pak sa duan.

Por, nëse ndiheni se nuk jeni të kënaqur seksualisht, atëherë duhet ta inicioni bisedën rreth seksit me partnerin apo partneren.

Duhet ta zgjedhni momentin e përshtatshëm për ta diskutuar këtë dhe t’i thoni partnerit: “kam menduar për jetën tonë seksuale dhe të dua shumë, por më bën të mërzitur fakti se shumë rrallë bëjmë seks, prandaj do të dëshiroja që të bënim më shpesh. A mund të më tregosh nga perspektiva jote se përse bëjmë kaq pak seks? A je i/e interesuar? Etj.” /Telegrafi/

Exit mobile version