Telegrafi

Sa i shpejtë është OnePlus 5 krahasuar me iPhone 7 Plus dhe Samsung Galaxy S8? (Video)

Ne tashmë kemi parë krahasimin e OnePlus 5 me Apple iPhone 7 Plus, si dhe Galaxy S8 të Samsung. Kur erdhi në shfaqje, OnePlus 5 u mund nga iPhone 7 Plus, por kjo ishte një garë e ngushtë në mes të tre pajisjeve premium.

Duke lënë telefonat e tjerë mënjanë, si e krahason OnePlus 5 me vetveten? Më konkretisht: sa ndikim ka 2GB RAM shtesë në performancën e këtyre dy niveleve? Jo shumë, siç mund të shohim nga video në vijim.

Timmers EM1 në YouTube vuri përballë të dy nivelet e OnePlus 5 kokë më kokë në një test shpejtësie krah për krah, duke përdorur të njëjtën listë të njëpasnjëshme të aplikacioneve.

Nuk kishte dallime të dukshme në kohën e ngarkimit për hapjen e aplikacioneve më pak intensive, ndërkohë që një ose dy lojëra tregonin një ndryshim të papërfillshëm në kohën e ngarkimit. Përndryshe, të dy telefonat me RAM të ndryshëm ishin në gjendje të mbanin një sasi të mirë aplikacionesh të ruajtura në RAM.