Site icon Telegrafi

Sa respektohet gjuha shqipe në portalet e Maqedonisë? (Video)

Zhvillimi dhe përdorimi i rrjeteve sociale ndikoi në hapjen e shumë portaleve në gjuhën shqipe, përmes të cilave lexuesit shqiptarë më shumë se kurrë kanë qasje në informacione. Por, dilema që ngre TV ART është gjuha e përdorur në këto portale!

Fatmir Sulejmani, dekani i Fakultetit Filologjik në Universitetin e Tetovës, mendon se përmes disa portaleve po ndodh edhe bastardimi i gjuhës, për çka ai kërkon hapa konkret nga albanologët.

“Të formosh institucion informativ do të thotë të kesh edhe përgjegjësi morale për mbrojtjen e gjuhës”, ka thënë ai.

Ndërkohë, përgjegjësi i portalit informativ Telegrafi në Maqedoni, Venhar Ramadani, bën të ditur se kanë kritere strikte që të respektohet standardi i gjuhës shqipe, siç ndodh tash e 10 vite me portalin që ka bazën qendrore në kryeqendrën e Kosovës, në Prishtinë.

“Si Telegraf, edhe këtu në Maqedoni kemi mision ta përdorim gjuhën standarde shqipe”, ka thënë Ramadani.

Lajmet në shumë portale shqiptare jepen me tituj bombastik që kanë pak lidhje me përmbajtjen, ndërkaq vet teksti përmban gabime të shumta gjuhësore, si dëshmi e mungesës së respektimit jo vetëm të rregullave të gazetarisë po edhe të drejtshkrimit.

Exit mobile version