Site icon Telegrafi

Sa herë që shënon gol, feston duke e bërë numrin “304” me duar – por çfarë kuptimi ka për Lamine Yamal

Lamine Yamal feston shpesh golat e tij duke treguar numrin ‘304’ me gishta.

Ky është një mesazh i veçantë për Rokafondën, lagjen e Barcelonës ku ka lindur 16-vjeçari. Shifra qëndron për tre numrat e fundit të indeksit të lagjes.

Lamine gjithashtu ka të shkruar ‘304’ në atletet e tij . Ai duket se e vlerëson vërtet vendin ku e kaloi fëmijërinë.

Lexo po ashtu Barcelona ia cakton çmimin Koundes

I riu është pjesë e Barcelonës që nga viti 2013 – atëherë ai ishte vetëm 6 vjeçar.

Anësori shënoi një gol të bukur kundër Athletic Bilbaos, por humbi dy raste të mëdha më vonë.

Yamal ka shënuar tri gola dhe pesë asistime në 29 paraqitje për Blaugranasit këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version