Telegrafi

Sa herë që e preku topin, Maguire u vërshëllye nga tifozët e Unitedit – por ai i “heshti” me një pasim maestral

Harry Maguire u ‘vërshëllye me çdo prekje’ nga tifozët e Manchester United në Australi për ndeshjen e tyre parasezonale kundër Crystal Palaces.

Anglezi filloi ndeshjen e tretë të skuadrës së tij në turneun e tyre në Australi, por u prit me një kor brohoritjesh gjatë ndeshjes të martën.

Tifozët e pranishëm në “Melbourne Cricket Ground” e vërshëllyen pamëshirshëm mbrojtësin sa herë që ai prekte topin.

Lexo po ashtu Tifozët e Unitedit spikasin pëlqimin e kapitenin Maguire në një postim në Instagram për Ronaldon që është kundër zvogëlimit të pagave

Ato nuk ndikuan në lojën e tij, me 29-vjeçarin që bëri një pasim të shkëlqyer në pjesën e parë.

Nuk është hera e parë që Maguire është sharë nga tifozët e Unitedit, pasi është abuzuar nga ta edhe në sezonin e kaluar, si dhe nga tifozët e Anglisë gjatë ndeshjeve ndërkombëtare. /Telegrafi/