Site icon Telegrafi

Sa premtime të dhëna në zgjedhjet e fundit i ka realizuar Naim Ismajli?

Jeta në Komunë, Shtime. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ka arsyetuar premtimet e dhëna në zgjedhjet elektorale në vitin 2017 dhe 2013.

“Te zhvillimi ekonomik, do të mbarojmë Zonën Ekonomike që tash gati ka marrë formën përfundimtare parku i biznesit me 10 biznese të instaluara.”, kishte premtuar Ismajli, premtim të cilin e ka realizuar.

Ismajli kishte premtuar se do të regjistronte pronën së bashku me gruan e tij dhe këtë e ka bërë në fillim të mandatit të tij si kryetar.

“Prona është në emër timin ende meqenëse këtë pronë e kemi bërë në vitin 2012, ligji që parasheh lehtësimet e regjistrimit të bashkëpronarëve nuk ka qenë në fuqi. Nuk më prish punë me bo bashkërisht. Do ta bëj të përbashkët me gruan. Kur të kishin pas qejf. 1 minutë pas zgjedhjeve do të aplikoj veç procedurat sa zgjasin”, kishte premtuar ai.

Ai gjithashtu ka mbajtur fjalën për ndërtimin e çerdhes. “Kjo është çerdhja e tipit model, është projekt, kështu ka me ndodhë dhe ka fillu”.

Ndërsa, për deponinë e mbeturinave në Shtime, kryetari ka bërë të ditur se vazhdimisht kanë pastruar deponitë.

“Në vazhdimësi po punojmë në ambient, sikurse në vazhdimësi po kemi raste që po ngritën kjo do të jetë një punë e jona e pandërprerë, nuk do të dorëzohemi para asnjë dukurie të tillë negative”, ka thënë ai.

Kryetari Ismajli gjithashtu në emisionin ‘Jeta në Komunë” ka premtuar se në vitin 2020 do të përfundojnë punimet me kanalizimin në lumin Shtimjan dhe përfundimi i shëtitores në qendër të Shtimes.

“Kanalizimi besoj këtë vit e kalon qytetin dhe ai do të vazhdon edhe  vitin tjetër, sepse projekti është ma i gjatë. Ky lum në fillim të vitit e kalon qytetin. 2020 qekjo pjesë ka me u kry (lumi Shtimjan). Shëtitorja do të kryhet deri në fund të vitit 2020./kallxo.com

Exit mobile version