Jemi shumë afër ‘ndeshjes më të rëndë të boksit në histori’ ndërsa Eddie Hall dhe Thor Bjornsson përgatiten të zhvillojnë një duel të ashpër.
Dueli do të fillojë në ora 22:00 sipas kohët tonë lokale dhe dyshja do të synojnë t’i japin fund debatit të tyre që daton prej vitit 2017.
Detajet e peshimit
Peshimi tashmë ka ndodhur dhe dy luftëtarët nuk kanë zhgënjyer.
Pasi ra në peshë dhe për t’u bërë gati për luftën, Hall arri në 142.2 kilogramë për përballjen e ashpër.
Bjornsson, i cili luajti “The Mountain” në serialin “Game of Thrones”, peshonte pak më shumë, në 152 kilogramë.
Të dy luftëtarët kanë humbur peshë të konsiderueshme për këtë luftë, me “Bishën” pak më pak se 55 kilogramë.
Ndërkohë, Thor ka humbur 53 kilogramë vetë për të hyrë në peshën që kërkohet në boks.
@SuppressedSikh Thor vs Eddie Hall first face-to-face 💀 pic.twitter.com/czbxONjrqj
— sam (@roathy_) March 13, 2022
Shuma që do të jepet në këtë dyluftim
Shpërblimi për këtë luftë do të jetë një donacion për bamirësi.
Luftëtarët kanë rënë dakord që të dy do të dhurojnë 200,000 dollarë për një bamirësi sipas zgjedhjes së fituesit.
Ekziston edhe një bast tjetër, me luftëtarët që bien dakord që humbësi duhet të bëjë tatuazh emrin e kundërshtarit në trupin e tyre. /Telegrafi/