Studiuesit vlerësojnë se më shumë se 5% e të rriturve në SHBA janë LGBTQ+, që përputhen me të dhënat e mëparshme të popullsisë LGBTQ+.
Të rinjtë e moshës 18-24 vjeç kanë më shumë gjasa të identifikohen si LGBTQ+, sipas raportit nga Instituti Williams në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Raporti, i bazuar në të dhënat e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, zbuloi se në 2020 dhe 2021, kishte gati 14 milionë të rritur LGBTQ+ në SHBA – me disa shtete që kishin përqindje dukshëm më të lartë të banorëve homoseksualë se të tjerët.
Në fillim të këtij viti, një sondazh nga Gallup zbuloi se një përqindje pak më e lartë e të rriturve në SHBA janë LGBTQ+.
Ndërsa studiuesit në Institutin Williams, një grup udhëheqës kombëtar i kërkimit të të dhënave të popullsisë LGBTQ+, vlerësojnë se më shumë se 13.9 milionë të rritur LGBTQ+ jetojnë në SHBA, që përfaqësojnë 5.5% të popullsisë.
Ndryshe, raporti i fundit i Gallup, i cili anketoi një grup përfaqësues kombëtar prej 10,000 të anketuarish, zbuloi se 7.2% u identifikuan si LGBTQ+.
Ndërsa sipas Qendrës Kërkimore Pew, numri ishte më i lartë në mesin e njerëzve të lindur midis 1997 dhe 2012. /Telegrafi/