Pamja e Arionit, u bë temë serioze diskutimi mes disa prej banorëve të shtëpisë më të famshme në vend, e mes tyre prezent ishte edhe Diana me të cilën ai ka treguar afrimitet kohëve të fundit.
Drenusha fliste për karakteristikat që ka fytyra e Arionit, për çka përmendi specifikisht hundën e tij, ndërsa Gresa ndante të njëjtin mendim me të.
Ndërsa Drenusha shprehet se ajo e paramendon Dianën me dikë më burrë në dukje më të rritur ne moshë.
Gresa pajtohet duke thënë: “Edhe unë e paramendoj e dikë që është zeshkan, pak thinjur, i bukur siç është Diana, por edhe Arioni është tepër djalë i mirë.
Pastaj Drenusha thotë: Arioni është bukurosh, veç varet si e shikoni, e ka fytyrën si Avatar, e ka hunen karakteristike, e ka trupin e mirë.
Gresa pajtohet duke thënë se duket si karakter i filmit. /Telegrafi/