Site icon Telegrafi

Sa para do t’i fitojë Barcelona nga pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Barcelona do të marrë të paktën 72 milionë euro për të luajtur në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, sipas asaj që raporton Mundo Deportivo.

Megjithatë, klubi katalunas ka shansin për të fituar deri në 140 milionë euro nëse mund të shkojë deri në fund dhe të fitojë trofeun.

Manchester City mori 128 milionë euro për fitimin e trofeut, por fituesit eventualë të trofeut në vitin 2024 do të fitojnë edhe më shumë se kaq.

Lexo po ashtu UEFA merr vendim për 'çështjen Negreira', pranon përkohësisht Barcelonën në Evropë

Përveç 72 milionë eurove, Barcelona tashmë është e garantuar të marrë 15.64 milionë euro nga luajtja në fazën e grupeve, pasi UEFA konfirmoi se ata do të marrin pjesë në kompeticion, pavarësisht një hetimi të vazhdueshëm mbi klubin në lidhje me ryshfetin e gjyqtarëve.

Një fitore për skuadrën në një ndeshje të Ligës së Kampionëve vjen me një bonus shtesë prej 2.8 milionë euro, ndërsa një barazim do t’i sjellë vetëm 930,000 euro.

Nëse Barça mund të kualifikohet në raundin e 16-të, ajo do të fitojë 9.6 milionë euro shtesë, ndërsa çerekfinalja siguron 10.6 milionë euro të tjera.

Lexo po ashtu "Klubi është shpëtuar" - Laporta flet për situatën financiare të Barcelonës

Blaugranët më pas mund të synojnë 12.5 milionë euro plus 15.5 milionë euro që vijnë me lojën në gjysmëfinale dhe finale. Ka një bonus prej 4.5 milionë eurosh nga UEFA për të fituar finalen.

Megjithatë, Barça do të fitojë edhe më shumë para nga të ardhurat nga TV, shitjet e biletave dhe gjësendeve tjera, të cilat mund t’i shohin ata të arkëtojnë 140 milionë euro nëse performojnë mirë në turne. /Telegrafi/

 

Exit mobile version