Site icon Telegrafi

Sa para do të kishte fituar Paul Walker po të mos kishte vdekur

Paul Walker do të mund të fitonte edhe 80 milionë dollarë nga rolet e tij nëse nuk do të ndërronte jetë në vitin 2013.

Sipas zyrtarëve të Universal, aktori kishte marrëveshje edhe për tre filma “Fast and Furious”, teksa ai dhe kompania ishin duke incizuar filmin e shtatë të serisë.

Kështu bëhet e ditur nga dokumentet në gjykatë pas akuzës së vajzës Meadow për aksidentin e pësuar të Walker me Porsche.

Trashëgimtarja e vetme thotë se filmat tjerë – plus projektet e parapara – kanë mundur t’i shtonin edhe 30 deri 80 milionë dollarë në llogarinë e tij bankare, raporton TMZ, transmeton koha.net. Vajza e aktorit ditë më parë fitoi 10.1 milionë dollarë nga kompania e sigurimit.

Walker ishte pasagjer në një model të Porsche Carrera GT 2005, që vozitej nga Roger Rodas, në kohën kur shoferi humbi kontrollin e automobilit dhe pësoi aksident në Los Angeles që i la të dy të vdekur. Aksidenti kishte ndodhur në nëntor të vitit 2013.

Exit mobile version