Telegrafi

Sa para do të arkëtojë Manchester City nëse e fiton Ligën e Kampionëve nesër mbrëma

Manchester City do të kërkojë të kompletojë tripletën kur të përballet me gjigantin italian Interin në finalen e Ligës së Kampionëve, por kjo nuk është e vetmja.

Skuadra e Pep Guardiolas mundi rivalët Manchester United 2-1 në finalen e FA Cup fundjavën e kaluar.

Ata gjithashtu morën titullin e tretë radhazi në Ligën Premier pasi përfunduan pesë pikë përpara Arsenalit.

Lexo po ashtu Finalja e Ligës së Kampionëve: Vendi, koha, të rejat, formacionet e mundshme, yjet që duhen ndjekur

Ekipi anglez rezervoi vendin e tyre në Stamboll pasi mposhti Real Madridin 5-1 në total në gjysmëfinale pas një paraqitjeje fantastike në ndeshjen e dytë. Sa i përket Interit, skuadra italiane eliminoi rivalin lokal, Milanin në gjysmëfinalen tjetër.

Por, sa do të fitojë Manchester City nëse e fiton Ligën e Kampionëve?

Nëse Manchester City fiton përballjen kundër Interit, skuadra e Guardiolës do të fitojë 22 milionë euro.

Nëse City nuk arrin të mposhtë skuadrën e Simone Inzaghit këtë fundjavë, ata nuk do të largohen duarbosh. Skuadra angleze do të fitojë 16.6 milionë euro.

Lexo po ashtu Guardiola dhe lojtarët e Man Cityt e ndjejnë presionin para finales me Interin

Fitorja ndaj Real Madridit në raundin e fundit të kompeticionit pa që City të arkëtojë 13.4 milionë euro.

Finalja e Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Interit do të zhvillohet nesër (e shtunë), nga ora 21:00.

Ndeshja do të zhvillohet në Stadiumin Olimpik Ataturk në Stamboll. Stadiumi ishte planifikuar të priste finalet në 2020 dhe 2021, por të dyja u zhvendosën për shkak të pandemisë COVID-19. /Telegrafi/