Bora, ngricat dhe kushtet e këqija të motit i kanë bërë të pakalueshme rrugët në lagjet e qyteteve dhe trotuareve, e cila ka sjellë gjendjen shëndetësore në rrezik por edhe funksionimin e ekonomisë komunale. Por, pavarësisht asaj, pushteti lokal paguan shumë për pastrimin e borës, kurse për ne shuma të paditura të parave për pastrimin e borës dhe akullit, thuhet në komunikatën e LSDM-së në Tetovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në media përhapet informacion se për këtë sezon dimëror komuna ka paraparë rreth 130.000 euro për pastrimin e dëborës. Pyesim publikisht sa para Tetova paguan për pastrimin e borës në qytet? Kujt i jepen këto para? Në çfarë mënyre kompanisë i është dhënë tenderi dhe në çfarë kushtesh? Dhe në fund, a është e përmbushur qëllimi, nëse heqja aktuale e borës në Tetovë kushtoi sa është paguar?”, thuhet ndër të tjera nga LSDM
Ata shtojnë se, Qeveria lokale e ka për detyrim për t’iu përgjigjur këtyre çështjeve. Ne bëjmë thirrje për transparencë. /Telegrafi/