Nëse dëshironi të bëheni të pasur, investoni sa më herët që të mundeni.
“Të bëhesh i pasur nuk është asgjë më shumë se të dish si të kursesh dhe të investosh”, thotë këshilluesi financiar David Bach, në librin e tij “Çiftet e mençura përfundojnë të pasur”.
“Nuk është nevoja që të keni gjithsesi para për të bërë para”, thotë ai. “Thjeshtë duhet t’i merrni vendimet e duhura – dhe të veproni”.
Për të ilustruar mënyrën e thjeshtë të pasurimit përgjatë kohës, Bach krijoi një tabelë (të cilën mund ta shihni më poshtë) e cila tregon se sa shumë para duhet të kurseni çdo ditë, muaj ose vit, për të bërë një milion dollarë deri në moshën 65-vjeçare.
Tabela supozon se ju nuk keni asnjë cent të investuar.