Site icon Telegrafi

Sa para arkëtoi Ballkani këtë sezon nga garat ndërkombëtare?

Foto nga arkivi

Ballkani edhe këtë vit arriti të luajë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, që është një arritje e madhe për futbollin kosovar.

Ky ishte viti i dytë me radhë që Ballkani luan në garën e tretë më të rëndësishme të futbollit evropian dhe pa dyshim që kjo i sjell të ardhura të majme klubin me bazë në Suharekë.

Në sezonin 2022/23 nga garat evropiane, që ishte hera e parë për Ballkanin, klubi therandas kishte fituar 4 milionë e 182 mijë euro, sipas “football-coefficient”.

Edhe këtë vit, kampioni kosovar ka arritur të fitojë pothuajse të njëjtë shumë me vitin e shkuar.

Ballkani këtë vit ka arritur të marr 4 milionë e 143 mijë euro.

Kampioni i Kosovës fillimisht mori nga 100 mijë euro për çdo ndeshje të zhvilluar në fazën eliminatore, që i bie 400 mijë euro, ndërsa nga koeficienti 10 vjeçar ata arritën të marrin mbi 44 mijë euro.

Lexo po ashtu Lumbardh Dellova fiton çmimin si “Më i miri nga lexuesit e Telegrafit" për vitin 2023

Futja në fazën e grupeve ua dha klubit kosovar afërisht 3 milionë euro, ndërsa fitorja ndaj Dinamo Zagreb shtoi në arkat e tyre 500 mijë euro.

Po ashtu 166 mijë euro u shtuan edhe nga barazimi që morën më Astanan.

Pra shuma në total vetëm nga parat që jep UEFA shkon në mbi 4.1 milionë euro.

Të gjitha këta pa llogaritur të ardhurat nga biletat, marketingu dhe të drejtat televizive.

Më këto të ardhura, Ballkani do të vazhdojë të mbetet lokomotivë në Superligën e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version