Telegrafi

Sa pak kanë luajtur së bashku këtë vit BBC

Sulmi i Real Madridit është përballur me shumë mungesa këtë vit, pasi lëndimet nuk u janë ndarë.

Real Madridi iu desh të luajë pa njërin prej sulmuesve edhe në ndeshje kundër Manchester Cityt të martën. Ronaldo ishte ai që mungoi.

Gareth Bale, Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo kanë luajtur së bashku vetëm në 19 ndeshje nga gjithsej 47 sa janë zhvilluar.

Kjo i bie që së bashku kanë luajtur vetëm në 40 % të ndeshjeve.

Në 19 ndeshje sa kanë luajtur së bashku kanë shënuar 56 gola, 24 gola Ronaldo, 17 gola Bale dhe 15 gola Benzema. /Telegrafi/