Telegrafi

Sa paguhen këshilltarët nëpër komunat e Maqedonisë

Gjithsej kryetarët dhe këshilltarët e komunave në Maqedoni paguhen me 215 milionë denarë apo rreth 3.5 milionë euro.

Sipas hulumtimit që e bëri Qendra për Komunikime Qytetare, më së shumti para në vjet ka shpenzuar Bashkia e Shkupit me 214 mijë euro, ndërsa më pas vjen Kumanova me rreth 115 mijë euro, ndërsa Komuna e Gostivarit dhe e Tetovës bashkërisht me Manastirin ndodhen në vendin e tretë me rreth 104 mijë euro.

Në muaj anëtarët e Këshillit të Komunës së Gostivarin marrin rreth 16.993 denarë, ndërsa kryetari 22.091 denarë. Lartësia e paushallit varret nga numri i banorëve në komunë dhe caktohet sipas përqindjes së pagës mesatare. Kryetarët e Këshillave marrin 30 për qind më shumë se këshilltarët.

Kusht për ta marrë pagën paushall është mbajtja e të paktën një mbledhje në muaj. Mesatarisht, këshillat komunal kanë mbajtur nga 15 mbledhje, ndërsa Komuna e Gostivarit është nën mesataren, me 13 seanca.

Nga komunat rurale në Pollog, më së shumtë para marrin këshilltarët e Komunës së Vrapçishtt me 17.040 denarë, ndërsa më pak Mavrova me 9.710 denarë në muaj.