Iluzioni optik ka nxitur një debat në mediat sociale sepse njerëzit nuk mund të bien dakord për sa nuanca të purpurta shohin.
Iluzioni u bë një hit në mediat sociale pasi u postua në Twitter javën e kaluar, ku gati 10,000 njerëz e komentuan atë, dhe ndanë edhe më shumë. Përgjigjet variojnë nga 3 ose 4 deri në 21, transmeton Telegrafi.
“Sa ngjyra shikon? Shoh tre”, shkroi një përdorues në Twitter i cili shpërndau foton. Sa shikoni?
How many colors do you see???? i see 3 pic.twitter.com/IgEHtyzebZ
— 🍓⁷ (@0UTR0EG0) February 4, 2021
Numri i nuancave që janë të dukshme për ju në të vërtetë bazohet në iluzionin e Mach Bands.
Gjegjësisht, në vendet e kalimit në një ngjyrë tjetër, kontrasti i theksuar mund të mashtrojë trurin, dhe gjithashtu varet nga faktorë të tjerë, siç është thyerja e dritës në ekranin e pajisjes që ne përdorim.
“Numri i ngjyrave që shihni varet kryesisht nga ekrani i pajisjes nga po shikoni imazhin, qoftë telefon inteligjent, laptop apo ekran kompjuteri”, shpjegoi një përdorues i Twitter që ndau foton. /Telegrafi/