Çiftet e lumtura bëjnë seks një herë në javë, thotë një studim.
“Ndoshta kjo është mesatarja pasi që duket se i rrit përfitimet e mirëqenies”, thotë Dr. Muise, duke shtuar se seksi një herë në javë i ndihmon çiftet të mbajnë lidhjen intime dhe të ndjehen që kanë një jetë aktive seksuale.
Russell Smyth, profesoreshë e ekonomisë në Universitetin Monash, e cila studion seksualitetin, ka thënë se shpeshtësia e seksit nuk është i vetmi faktor që ndikon në mirëqenien tonë, transmeton Telegrafi.
“Çiftet janë më të lumtur kur seksi është më i mirë. Meshkujt më shumë lumturohen nga aspektet fizike të seksit, ndërsa femrat më shumë nga aspektet emocionale”, thotë ai. /Telegrafi/