Angela Martini i është bashkuar listës së të famshmëve që i kanë uruar nënat për ditën e tyre.
Modelja e famshme shqiptare ka publikuar edhe një fotografi të nënës së saj në rrjetet sociale, ku shihet se bukuroshja dallon shumë në dukje me të.
“Ti je një nënë, një motër, një shoqe, je njeriu më i shtrenjtë në jetën time, pa ty asgjë nuk ka kuptim nëna ime të dua shumë me çdo qelizë të trupit… Gëzuar ditën e nënave”, shkruan në përshkrimin e fotografisë. /Telegrafi/