Site icon Telegrafi

Sa ndeshje do të mungojnë Xavi dhe Raphinha pas kartonëve të kuq

Xavi dhe Raphinha janë të dy të suspenduar të dy me nga dy ndeshje, pas kartonëve të kuq në ndeshjen me Getafen.

Ata nuk do të jenë të disponueshëm për ndeshjet e La Ligës kundër Cadiz (20 gusht) dhe Villarreal (27 gusht).

Trajneri i Barcelonës është dënuar për protestën ndaj vendimeve të gjyqtari në ndeshjen me Getafen. Ai shtyu zyrtarin e ndeshjes pasi ky i fundit nuk pranoi të fishkëllej një faull ndaj Abdes pranë zonës.

Lexo po ashtu Barcelona njofton zyrtarisht emërimin e Decos si drejtor të ri sportiv

Raphinha dënohet për lëvizje të dhunshme gjatë lojës pa mundësinë e sfidimit për topin ose ndërprerjes së lojës. Braziliani goditi me bërryl kundërshtarin e tij, me topin që ishte shumë larg vendit ku u krye faulli.

Ndëshkimi prej dy ndeshjesh i Xavit duket disi i padrejtë, ndërsa Raphinha e ka merituar dhe dënimi ka mundur të jetë më me shumë ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version