Liverpooli është shpallur kampion i Anglisë, kur kanë mbetur edhe shtatë ndeshje për tu zhvilluar deri në fund të sezonit.
Jurgen Klopp ka arritur të ndërtojë një skuadër të jashtëzakonshme për ta dominuar këtë edicion kampionatin nga fillimi deri në fund.
Me 86 pikë të fituara nga 31 ndeshje, Liverpooli e ka siguruar titullin që është i 19-të në histori të klubit.
Por cilët lojtarë marrin medalje dhe sa ndeshje duhet t’i zhvillojnë që të kenë një të tillë në vitrinat e tyre.
Që nga edicioni 2012–13, një futbollist duhet të ketë të zhvilluara të paktën pesë ndeshje që të marr medaljen e Ligës Premier nëse fitohet titulli. Ky standard në të shkuarën ka qenë në 10 ndeshje.
Pra medalja do tu takojë deri më tani 20 lojtarëve të Liverpoolit, në mesin e tyre edhe Xherdan Shaqirit i cili është ndalur në gjashtë ndeshje të zhvilluara shkaku i lëndimeve.
Takumi Minamoto ka pesë ndeshje dhe e ka arritur këtë normë, ndërsa në ndeshjet në vijim minuta më shumë mund të ketë talenti Elliott Harvey, që ka zhvilluar vetëm dy ndeshje. /Telegrafi/