Site icon Telegrafi

“Sa më nacionaliste qeveritë, aq më të korruptuara janë”, Shala komenton hulumtimin e “The Economist”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, të shtunën i ka dedikuar një postim në Facebook nacionalizmit paranojak.

Ai ka shpërndarë një hulumtim të publikuar nga gazetare prestigjioze britanike “The Economist”, ku thuhet se që nga viti 2012 ka rritje të numrit të qeverive nacionaliste nëpër botë. Po ashtu, ky hulumtim thotë se sa më nacionaliste qeveritë, aq më të korruptuara kanë prirjen të jenë.

Por sipas Shalës, roli më i rëndësishëm i nacionalizmit paranojak është si një mjet për të çmontuar kontrollet dhe ekuilibrat që mbështesin qeverisjen e mirë, shtypin e lirë, gjykatat e pavarura, organizatat joqeveritare dhe opozitën besnike.

“Udhëheqësit nuk thonë: ‘Unë dua të spastroj komisionin zgjedhor që të mund të bllokoj kundërshtarët e mi politik’. Ata thonë: ‘Komisarët janë tradhtarë’! Ata nuk e pranojnë se duan të shtypin OJQ-të për t’iu shmangur shqyrtimit.

Ata miratojnë ligje që përcaktojnë si “agjentë të huaj” çdo organizatë që merr fonde të huaja apo edhe këshilla, dhe vendosin kontrolle drakoniane mbi organe të tilla ose thjesht i ndalojnë ato”, ka shkruar deputeti opozitar.

Ai tutje ka thënë se udhëheqësit nacionalistë nuk e mbyllin shtypin, e zotërojnë atë.

“Sipas një vlerësimi, të paktën 50 vende e kanë frenuar shoqërinë civile vitet e fundit”, ka përfunduar Shala. /Telegrafi/

Exit mobile version