Telegrafi

Sa mund të kushtojë vetura e prodhuar nga Apple dhe kur do të lansohet?

Deri më tani, Apple e ka pushtuar botën e kompjuterëve, telefonave e madje edhe orëve të dorës. Por, a ka mundësi t’ia dalë edhe në tregun e makinave?

Gizmodo raporton se sipas disa analizave, kompania është duke punuar në prodhimin e një veture, por nuk bëhet i ditur asnjë detaj i vetëm, transmeton Telegrafi.

Gene Munster, analist i bankës Piper Jafray, i ka përcjell nga afër ambiciet automobilistike të Apple dhe ka zbuluar më shumë rreth pritjeve për këtë veturë.

“Do të kushtojë rreth 75 mijë dollarë dhe do të lansohet më së largu në vitin 2020”, ka thënë Munster lidhur me çmimin e Apple Car. /Telegrafi/