Site icon Telegrafi

Sa muaj pas abortit duhet të ruheni që të mos mbeteni shtatzënë?

Dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër

Ka mjekë të cilët rekomandojnë që të pritet gjashtë muaj ose edhe një vit pas abortit, por nëse vlerësohet se ajo grua nuk ka ndonjë problem dhe nëse i përmbahet mënyrës së shëndetshme të të jetuarit nuk ka asnjë arsye që të pret me muaj për të mbetur shtatzënë.

Nëse një grua ka pasur një abort, kjo nuk do të thotë se edhe shtatzënia e ardhshme do ta ketë të njëjtin fat. Më pas se 5% e grave kanë dy aborte të njëpasnjëshme, kurse vetëm 1% kanë tre ose më shumë aborte të njëpasnjëshme.

Është normale që gruaja dhe burri i saj të kenë një ngarkesë shumë të madhe emocionale pas abortit – janë të mërzitur, të dëshpëruar dhe mund të kenë ndjenjën e fajit.

Nëse keni kaluar nëpër një periudhë të tillë mos u përpiqni të gjeni se çfarë keni bërë ose çfarë është dashur të bëni për të parandaluar abortin.

Thjesht, sapo të vendosni për një shtatzëni të ardhshme paraprakisht konsultohuni me mjekun tuaj.

Paçi një shtatzëni të mbarë dhe një bebe të shëndetshme!

/Telegrafi/

Exit mobile version