Stadiumi Adem Jashari është duke u bërë gati për ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe atë të Ligës së Evropës.
Trepça ’89 dhe Prishtina do t’i luajnë ndeshjet si vendas në këtë stadium.
Mitrovicasit do të luajnë në Ligën e Kampionëve, ndërsa prishtinasit në Ligën e Evropës.
Fillimisht në këtë stadium ishin investuar 850 mijë euro, për renovimin e stadiumit.
Ndërsa tani pritet të investohen edhe 600 mijë euro nga Federata e Futbollit të Kosovës e një milion euro nga buxheti i saj MKRS-ja.
Tashmë janë vendosur edhe reflektorët dhe semafori për rezultat.
Sot për herë të parë janë testuar reflektorët.
Pamja e stadiumit duket madhështore në disa nga fotot që janë postuar në rrjetet sociale.
Stadiumi gjatë këtyre ditëve do të ketë edhe një inspektim të fundit nga UEFA. /Telegrafi/