Fëmijët kanë tendencë të kapin – dhe përhapin mikrobet – lirshëm, por statistikat e deritanishme tregojnë se ata janë më pak të ndjeshëm ndaj COVID-19 sesa të rriturit.
Ju mund të keni vërejtur se fëmijët sëmuren më shumë se të rriturit dhe mjekët në Mbretërinë e Bashkuar thonë se është normale sepse, kjo është për shkak se sistemet imune të fëmijëve që ndeshen për herë të parë me viruse dhe nuk kanë ndërtuar ende rezistencë, shkruan The Telegraph.
Fëmijët gjithashtu kanë tendencë të jenë më pak të ndërgjegjshëm në lidhje me procedurat standarde të higjienës, si larja e duarve, që është një ndihmesë në parandalimin e përhapjes së mikrobeve.
Dhe ata ka më shumë të ngjarë të vijnë në kontakte të ngushta me njëri-tjetrin në çerdhe dhe shkollë, në krahasim me të rriturit, duke rritur shanset e transmetimit, transmeton Telegrafi.
A mund të kontraktojnë coronavirusin dhe cilat janë simptomat për fëmijët e vegjël dhe bebet?
A mund të kapin fëmijët coronavirusin?
Për sa i përket coronavirusit, fëmijët mund ta kontraktojnë atë: në fakt, një foshnjë e porsalindur në veri të Londrës testoi pozitiv me COVID-19, me nënën gjithashtu që ishte pozitive.
Para kësaj, kishte raportime për një nxënës në një shkollë në Devon që kontraktonte sëmundjen.
“Fillimisht, rastet tek fëmijët kanë qenë të rralla”, sipas një punimi në revistën mjekësore JAMA, e cila zbulon se mosha mesatare e të sëmurëve është 49-56. Sa më i vjetër të jeni, aq më shumë keni të ngjarë të infektoheni, dhe arsyeja për këtë nuk dihet ende”.
Sa e rrezikshme është për fëmijën nëse kontraktojnë virusin?
Edhe kur fëmijët infektohen, niveli i vdekshmërisë së tyre është relativisht i ulët në krahasim me mesataren për sëmundjen.
Sipas Qendrës Kineze për Kontrollin e Sëmundjeve, 0.2 për qind e fëmijëve me coronavirus 10 dhe 19 vdesin prej saj.
Kjo mbetet e njëjtë për njerëzit deri në moshën 40-vjeç, pas së cilës shkalla e vdekjes fillon të rritet vazhdimisht.
Më të moshuarit në shoqëri preken më seriozisht nga coronavirusi, me 14.8 për qind të moshave mbi 80-të vdesin nga sëmundja.
A mund ta përhapin virusin?
Edhe nëse fëmijët nuk janë duke përjetuar simptoma të rënda, kushdo që është i infektuar mund të përhapë sëmundjen, dhe shkollat mund të jenë vende veçanërisht pjellore për të përhapur ndonjë infeksion.
Edhe nëse fëmijët duket se nuk preken aq rëndë, është ende një ide e mirë për ata që të ndjekin udhëzimet e lëshuara për të gjithë. Fëmijët duhet të lajnë duart e tyre shpesh. /Telegrafi/