Kosova dhe Kroacia do të ballafaqohen për herë të parë në histori në një ndeshje zyrtare të njohur prej UEFA-s dhe FIFA-s.
Kjo ka bërë që mediat të krahasojnë vlerën e futbollistëve të të dyja kombëtareve.
Pavarësisht mungesës së Luka Modricit, Dejan Lovrenit, Ivan Rakiticit dhe Marco Pjacës, futbollistët kroatë kushtojnë 190 milionë euro, ndërsa ekipi i Kosovës vlen 20,9 milionë euro, transmeton Telegrafi.
‘Index.hr’, shkruan se Kosova ka vetëm një lojtar që luan në një ndër pesë ligat më të forta në Evropë, ai është Besar Halimi, i cili luan për Mainzin në Bundesligën gjermane.
Kujtojmë se takimi mes dy kombëtareve ballkanase zhvillohet nesër në stadiumin e Shkodrës, ‘Loro Boriçi’. /Telegrafi/