Site icon Telegrafi

Sa do kushtojë dhe për sa kohë do ndërtohet muri i Trumpit në Meksikë?

Muri që Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, kishte planifikuar të ndërtonte në kufirin në mes SHBA-së dhe Meksikës, mund të jetë një seri muresh dhe mund të kushtojë 21.6 miliardë dollarë dhe më shumë se tri vjet që të ndërtohet, ka deklaruar Departamenti i Shtetit për Punë të Brendshme.

Në një raport të këtij departamenti siç shkruan Daily Mail, thuhet se muri do kushtojë më shumë se 12 miliardë dollarë siç kishte thënë Trump gjatë fushatës së tij, transmeton Klan Kosova.

Muri pritet të jetë 1500 milje i gjatë dhe të finalizohet në fund të vitit 2020.

Exit mobile version