Telegrafi

Sa kujdes i kushtojmë lëkurës sonë?

Lëkura krijon imazhin tonë në ambientin që na rrethon. Lëkura pasqyron shëndetin e organizmit tonë. Për shembull, nëse lëkura është e thatë apo e plasaritur, kjo do të thotë se ka mungesë vitaminash A dhe B. Lëkura sensitive reflekton probleme të sistemit të tretjes.

Faktorët që luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin e lëkurës janë tretja e mirë e ushqimeve, funksionimi i mirë i mëlçisë, konsumimi i duhur i ujit, gjimnastika, gjumi, çlodhja, si dhe mbrojtja nga rrezet e dëmshme të diellit. Mjaftojnë vetëm disa minuta në diell për të ndihmuar lëkurën të prodhojë vitaminën D.

Një nga faktorët më dëmtues për lëkurën është alkooli, i cili shkakton rrudhosje të parakohshme. Gjithashtu edhe dietat ‘ekspres’ janë mjaft të dëmshme, sepse humbja e shpejtë në peshë ndikon në rrudhosjen dhe humbjen e elasticitetit të lëkurës. Humbja e ngadaltë e peshës, me ndihmën e dietologut respekton jo vetëm shëndetin tuaj, por edhe lëkurën.

Në mjekësinë kineze, lëkura është një nga treguesit kryesor të shëndetit, dhe i kushtohet një kujdes i veçantë, sidomos rajonit rreth syve.
* Rrathët e zinj rreth syve tregojnë stres dhe ankth.
* Fryrja e syve tregon çrregullime në veshka.
* Ngjyra tejet e bardhë e lëkurës tregon çrregullime të zorrëve.

/Telegrafi/