Site icon Telegrafi

Sa kilogramë është e shëndetshme për të humbur në një muaj: Harroni premtimet dhe “afatet rekorde”

shutterstock

Ekspertët tregojnë të vërtetën

Sa herë keni dëgjuar se si dikush ka humbur një numër jonormal kilogramësh në kohë rekord?

Ne vetë jemi dëshmitarë të faktit se në këtë mënyrë kilogramët kthehen shpejt dhe ekspertët vazhdimisht na paralajmërojnë për rrezikun e dietave rigoroze.

Megjithatë, kur nisim procesin e humbjes së peshës, i cili nuk është aspak i lehtë, pyesim veten se çfarë rezultatesh do të arrijmë dhe sa kohë do të zgjasë, transmeton Telegrafi.

Si ta dimë nëse jemi në një rrugë të mirë dhe, mbi të gjitha, të shëndetshme?

Sa peshë duam të humbim është çelësi për të arritur rezultate të qëndrueshme. Qëllimi duhet të jetë humbja e yndyrës, jo e muskujve.

“Peshimi në peshore mund të dëmtojë forcën tonë mendore, ndaj është mirë të ndjekim tregues të tjerë si përmirësimi i energjisë, i gjumit, i fuqisë apo i humorit”, thotë nutricistja Anya Rosen.

Sa peshë është e shëndetshme për të humbur në një muaj varet nga individi. “Sasia e peshës që dikush mund të humbasë në një muaj varet nga faktorë të tillë si mosha, gjinia, pesha fillestare, marrja e kalorive, deficiti i kalorive dhe stërvitja”, thekson dietologia Christine Santori.

Megjithatë, Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve thonë se rregulli i përgjithshëm është që njerëzit të humbin gjysmë kilogrami deri në një kilogram në javë, ose dy deri në katër kilogramë në muaj. Në këtë mënyrë, pesha ruhet me sukses dhe kilogramët nuk kthehen më.

Për sa i përket shëndetit, nuk rekomandohet të konsumoni 600 ose më pak kalori në ditë. /Telegrafi/

Exit mobile version