Të gjithë të paktën një herë kanë hasur në shqetësimin kur dikush e lë automjetin e tij aq afër automjetit tënd sa që e bën të vështirë daljen.
Kjo shpesh do të thotë që ju nuk mund të dilni lehtë nga makina juaj dhe rrezikoni të goditni automjetin e dikujt tjetër me derën tuaj, përcjell Telegrafi.
Andaj, një shofer vendosi t’i jepte fund këtij shqetësimi, kështu që ai doli me një truk të zgjuar për të shpëtuar veten nga situata të pakëndshme.
Kështu, ky shofer vendosi të vendosë ngjitësin e tij në derën e majtë të makinës.
Me afishe, ai dëshiron t’u thotë njerëzve se nuk duhet të parkojnë shumë afër tij.
“Ju lutem mos parkoni shumë afër. Unë jam i shëndoshë”, shkruhet në ngjitësin e tij. /Telegrafi/