“Zathura: Një aventurë në hapësirë” (i njohur thjesht si Zathura) është një film aventurë dhe fantastiko-shkencor, amerikan i vitit 2005 me regji nga Jon Favreau.
Filmi është një adaptim i librit për fëmijë të vitit 2002, “Zathura” nga Chris Van Allsburg, autor i “Jumanji”. Për dallim nga libri, filmi nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me “Jumanji”-n, megjithëse u tregua si ngjarje që ndodhi brenda të njëjtit univers imagjinar si filmi i vitit 1995.
Historia sillet rreth vëllezërve Walter dhe Danny Budwing (të portretizuar nga Hutcherson dhe Bobo përkatësisht), të cilët luajnë një lojë misterioze në dërrasë që ata gjejnë në bodrumin e shtëpisë së tyre.
Lojëra përcjellet nga Walter, Danny dhe motra e tyre më e madhe Lisa (Stewart) në hapësirën e jashtme, ku hasin një astronaut (Shepard), i cili mëson vëllezërit dhe motrën se si të mbijetojnë duke përfunduar lojën, në mënyrë që ata të kthehen në shtëpi.
Filmi u xhirua në Los Angeles dhe Culver City, Kaliforni, dhe u publikua më 11 nëntor 2005 nga Columbia Pictures. Filmi mori vlerësime pozitive nga kritikët me një buxhet prej 678.499 dollarësh.
Duke qenë një film mjaft i ndjekur nga gjeneratat e reja, shumë prej tyre do të pyesnin sot se si duken pas kaq vitesh aktorët e këtij filmi.
Dy vëllezërit tashmë janë rritur dhe bërë më tërheqës, teksa edhe “motra” e tyre në film, pushton tapetet e kuqe të eventeve të ndryshme hollivudiane me një dukje tejet të kompletuar.
Një video e publikuar në YouTube, sjell ndryshimin drastik të aktorëve të përjetuar që nga viti kur filmi u realizuar. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=wId-YxXsyMc