Site icon Telegrafi

Sa kanë ndryshuar pas 14 vitesh tre vëllezërit e famshëm të serialit “Pasionet e fshehta”?

Foto: Pasion De Gavilanes

Seriali “Pasionet e fshehta” është transmetuar në kanalet televizive shqiptare 14 vjet më parë.

Ndonëse ka kaluar kohë e gjatë, publiku ende e mbanë mend serinë e famshme të tre vëllezërve spanjollë, të dashuruar në tri bukuroshet e fermës.

Emrat e tyre ishin Huan, Oscar dhe Franco, teksa pas kaq vitesh, ata vazhdojnë të jenë të angazhuar në fushën e artit.

Foto: Pasion De Gavilanes

Në të vërtetë ata quhen: Mario Cimarro, Alfonso Baptista dhe Michel Brown.

Fotografitë e mëposhtme tregojnë se me kalimin e viteve, ata kanë ndryshuar vërtet shumë.

Mario vazhdon të mbajë stilin e tij kaçurrelës me flokë të gjata, ndërsa Michel duket se ka preferuar që të mbetet i tëri pa flokë.

Treshja në fjalë vazhdojnë të jenë shumë të suksesshme në projekte të ndryshme filmike. /Telegrafi/

Foto: Mario Cimarro/Instagram

 

Alfonso Baptista/Instagram

 

Foto: Michel Brown/Instagram
Exit mobile version