Nuk dëshironi të stërvitni, ndërkaq dëshironi të shpenzoni kalori shpejt dhe duke u argëtuar?” Ja se si mund ta bëni këtë.
Jeta e shëndetshme seksuale është e mirë për lidhjen tuaj, por lidhja dashurore nuk është e vetmja gjë e cila përfiton, transmeton Telegrafi.
Seksi dhe aktivitetet të cilat paraprijnë janë shumë të dobishme për shëndetin tuaj, edhe pse ndoshta nuk mund të zëvendësojnë në tërësi shkuarjen në palestër dhe marrjen me sport, numri i kalorive të cilat shpenzohen nuk është për t’u nënçmuar.
Puthja – 68 kalori në orë
Përveç që do t’ju bëjë më të afërt, puthja do t’ju marrë deri në 68 kalori në orë nëse e bëni butësisht. Nëse praktikoni edhe pak afsh, rezultati do të jetë edhe më i mirë.
Zhveshja – 8 kalori
Nuk është shumë, mirëpo nuk është për t’u nënçmuar. Për rezultat më të mirë gjithmonë mund të praktikoni vallëzim seksi derisa jeni duke u zhveshur.
Masazhi – 80 kalori në orë
Llogaritet vetëm nëse ju jeni ai që ju bëjnë masazh. Në rastin tjetër mund vetëm të kënaqeni, mirëpo jo edhe të humbni kalori, thjesht nuk do të ishte fer.
Seksi – 207 kalori në orë
Në të vërtetë, shifra fillestare është 144 kalori, mirëpo nëse shtoni edhe rënkimet epshore, numri rritet. Poza në të cilën femra ulet mbi mashkullin është e shkëlqyeshme për kërdhokulla dhe vithe, mirëpo, nëse dëshironi të digjni edhe më shumë kalori, nuk bën të mungojë orgazma.
Seksi oral – 100 kalori në orë
Edhe për femrat edhe për meshkujt! /Telegrafi/